Haziri i bindur: Kurti do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese para anëtarësimit në KiE
Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, beson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të dërgojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim para fazës së fundit – votimin në Këshillin e Ministrave – të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Haziri derisa ka konsideruar se kundërshtimi aktual i këtij mekanizmi nga Kurti është vetëm për konsum të brendshëm, ka potencuar se transaksioni Asociacion – Këshilli i Evropës “është pozicioni më i ulët që Kosova ka mundur të realizojë, pasi ka pasur mundësi të tjera si përshpejtimi i rrugës për anëtarësim në NATO.
Ish-kryetari i Gjilanit në një intervistë për KosovaPress, gjithashtu ka theksuar se nëse Kurti nuk pranon të dërgojë draftin në Kushtetuese do t’ia humbë Kosovës mundësinë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Në vlerësimin e tij, partnerët ndërkombëtar kanë humbur besimin te Kurti, prandaj duan veprime të prekshme për themelimin e Asociacionit, pavarësisht letrës së krerëve të shtetit dërguar raportueses së Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis.
Haziri ndër të tjera ka shprehur skepticizmin e tij nëse Gjykata Kushtetuese mund ta pastrojë draft-statutin e Asociacionit nga elementet që sipas tij janë jokushteutese.
Albanian Post, ditë më parë raportoi se Qeveria e Kosovës është pajtuar në parim me komunitetin ndërkombëtar që pas përkrahjes që ka marrë me 16 prill nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, të dërgojë deri më 10 maj për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia kërkon nga vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale ndalimin e Enver Sekiraqës
-
Selimi vlerëson se pas dështimit në Këshill të Evropës, sanksionet ndaj Kosovës mund të pezullohen
-
Kurti lavdërohet me punën në shëndetësi: Para tre vitësh pacientët kanë paguar 80%, tash shteti ua përgjysmon pagesat
-
Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për marrëveshjen për burgjet me Danimarkën
Lajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
-
Liderët globalë shprehin ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian
-
Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për marrëveshjen për burgjet me Danimarkën