Lajme

Liderët globalë shprehin ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian


Udhëheqësit në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë po shprehin ngushëllimet e tyre pasi presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe tetë të tjerë u vranë në një përplasje helikopteri të dielën.

Ndër të vrarët është edhe ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi i shkroi familjes së tij dhe popullit të Iranit se India qëndron me Iranin në këtë kohë pikëllimi.

Kryeministri i Irakut Mohammed Shia’ Al Sudani shprehu “ngushëllimet dhe simpatinë e sinqertë” për liderin suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei Ayatollah Ali Khamenei dhe qeverinë e tij në një postim në X.

“Ne shprehim solidaritetin tonë me popullin vëlla iranian dhe zyrtarët tanë vëllezër në këtë tragjedi të dhimbshme”.

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif tha se “Pakistani do të mbajë një ditë zie dhe flamuri do të valëvitet në gjysmështizë si shenjë respekti për Presidentin Raisi në solidaritet me Iranin vëlla”.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro tha se është “i tronditur nga lajmi i tmerrshëm i humbjes së Presidentit të Republikës Islamike të Iranit”.

Maduro tha: “Nga tokat bolivariane, ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe dëshirojmë ngushëllim hyjnor për një humbje kaq të ndjeshme”.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan tha se “Emiratet e Bashkuara Arabe qëndrojnë në solidaritet me Iranin në këtë kohë të vështirë”, duke shprehur ngushëllime të përzemërta për familjet e të vrarëve në aksident.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka konsideruar si një “politikan të shquar. Gjithë jetën e të cilit iu përkushtua në shërbim të Atdheut”.

“Si një mik i vërtetë i Rusisë, ai dha një kontribut të paçmuar personal në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis vendeve tona dhe bëri përpjekje të mëdha për t’i sjellë ato në nivelin e partneritetit strategjik”.

Ndërsa, presidenti turt, Recep Tayyip Erdogan shkruan në X se “i koleg i cili personalisht dëshmoi përpjekjet e tij për paqen e popullit iranian dhe rajonit tonë gjatë kohës së tij në pushtet, e kujtoj zotin Raisi me respekt dhe mirënjohje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore