Mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift e kujtojnë atë si një “nxënëse që e kishte yllin në ballë”
Rezulton se sensacioni amerikan i muzikës, Taylor Swift nuk është bërë e famshme dhe e suksesshme, krejt rastësisht – ajo prej kohësh paska pasur ambicie të prera.
Dy nga ish mësueset e saj folën kohët e fundit për CBS News Philadelphia, transmeton AlbanianPost – për mënyrën sesi Swift parashikoi talentin e saj kur ishte akoma adoleshente.
“Ajo gjithmonë shkruante poezi, gjithmonë”, tha mësuesja e muzikës tashmë në pension, Barbara Kolvek.
“Edhe në klasën e muzikës, edhe kur ajo nuk e kishte për detyrë”, shtoi ajo.
Albumi i fundit i Swift, i cili po thyen rekorde, titullohet “The Tortured Poets Department”.
Kolvek e mësoi superyllin nga klasa e parë deri në klasën e katërt në shkollën Wyndcroft në Pottstown.
Ajo foli me dashuri për ish-nxënësen e saj, me të cilin qëndroi në kontakt për një kohë përmes emaileve.
“Më duket sikur i kam dhënë asaj një shkëndijë të vogël ose inkurajim për të bërë atë që po bën sot”, tha Kolvek.
“Unë do të thoja se sa krenare isha për të dhe se ajo kurrë nuk e ka humbur fokusin e saj dhe nuk e ka humbur kurrë personin e vërtetë që është”, shtoi Kolvek.
“Ajo ka qenë gjithmonë shumë e sinqertë dhe e hapur, dhe unë e admiroj këtë tek ajo”, shtoi tutje mësuesja.
Në anën tjetër, Heather Brown është një ish-mësuese e klasës së tretë që kishte Swift.
“The Tortured Poets Department”, shiti 1.5 milion kopje në SHBA në tre ditët e para.
Vetëm me këto shifra, albumi ka kaluar shitjet më të mëdha të javës së parë të çdo albumi që nga “25” i Adele shitur 3.378 milionë kopje në një javë në vitin 2015.
Albumi gjithashtu kryesoi shitjet e javës së parë të Swift “1989 (Taylor’s Version)” në SHBA (1.359 milion kopje) në vetëm tre ditë.
“Cilësia e Taylor ishte vetëm se ajo ishte një nga ato studente ku njerëzit thjesht tërhiqeshin prej saj”, tha Brown.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Jennifer Lopez hedh poshtë aludimet se ajo dhe Ben Affleck janë ndarë
-
Beyonce i dhuroi Kamala Harris-it bileta për koncertin e turneut “Renaissance” vitin e kaluar
-
Mbretëresha Camilla thotë se Mbreti Charles është “duke u përmirësuar” mes trajtimit të kancerit
-
Naomi Campbell braktis pas 7 minutash festën e lançimit të veturës së BMW, inspiruar po nga ajo
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Izraeli po e torturon Marwan Barghoutin, Mandela palestinez tashmë nuk njihet
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin