“Kosova e kosovarëve”, “Duam Republikë”, “Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, “E duam flamurin kombëtar”, “Duam bashkimin e trojeve shqiptare”, ishin disa nga parullat përmes të cilave u paraqiten kërkesat e popullit kosovar me 1 prill dhe 2 prilli të vitit 1981, pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 marsit.
Në demonstratat e prillit kishin marrë pjesë qindra qytetarë, e që më pas ishin organizuar demonstrata nga rinia edhe në qytete të tjera të Kosovës.
Këtyre kërkesave udhëheqja jugosllave iu përgjigj me dhunë ku më dy prill 1981, Beogradi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë dhe ndaloi qarkullimin e mbi dy vetave së bashku në vende publike.
Ndërprerja e mësimit në shkollat fillore, të mesme e universitete, mbyllja e konvikteve të studentëve në Prishtinë, qarkullimi i postës dhe lidhjeve telefonike, ishin disa nga përpjekjet e udhëheqjes jugosllave në atë kohë, me qëllim të izolimit të kosovarëve dhe shkëputjes së çdo lidhjeje të tyre me botën.
Në demonstratat e studentëve shqiptarë në Kosovë të këtij viti, u patën solidarizuar i gjithë populli i Kosovës, në të cilat u vranë e u plagosën shumë protestues studentë e qytetarë.
Qëllimi i tyre ishte ngritja kundër shtypjes, shfrytëzimit, padrejtësisë dhe represionit të përjetuar nga pushtuesi jugosllav.
Demonstratat e studentëve shqiptarë në Kosovë filluan më 11 mars 1981 dhe vazhduan më 24 mars dhe më një dhe dy prill, të cilat shënuan një epokë vendimtare në historinë më të re të popullit të Kosovës.
Më 11 mars, Albanian Post kishte publikuar dokumentarin “Një Çerek shekulli”, dedikuar demonstratave të 11 marsit nga studentët e Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Çitaku: Kuvendi duhet të shpërndahet gjatë muajit maj – të hapet rruga për zgjedhjeve të parakohshme
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Rafah, vdesin 2 persona
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri