AAK: Qëndrimi i mazhorancës i paarsyeshëm, po ua merr deputetëve të vetmen të drejtë që e kanë
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kritikuar pushtetin për bojkotimin e seancave të Kuvendit si dhe komisioneve parlamentare.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka konsideruar bojkotimin e kërkesave të opozitës si të “paarsyeshëm”.
“Qëndrimi i mazhorancës për të bojkotuar të gjitha kërkesat e opozitës është e paarsyeshme. Në praktikat parlamentare nuk ka ndodhur që shumica t’i bojkotojë seancat e komisionet. Po na marrin të vetme të drejtë që e kemi, pyetjet parlamentare”, ka thënë Lekaj.
Sipas tij, AAK-ja ka qenë mbështetëse e miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
“AAK prej fillimit të kësaj legjislature ka mbështetur miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në vlerë prej 830 milionë euro. Shuma e fondeve të bllokuara nga sanksionet ndaj kësaj qeverie janë, 350 milionë euro, afër 100 milionë euro më shumë se vlera e projekteve në marrëveshje ndërkombëtare”.
Lekaj, ka thënë se duhet një zgjidhje për funksionimin normal të seancave.
“Prandaj ne jeni të shqetësuar dhe kërkojmë një zgjidhje dhe të dominojë qytetari dhe jo Lëvizja Vetëvendosje. Ne si AAK i kemi përkrahur marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet që kanë shkuar në të mirë të qytetarëve”.
As në senacën e së enjtes, Kuvendi i Kosovës, s’kishte vendosur në votim fare marrëveshjet ndërkombëtare të parapara që të votoheshin në seancën e së enjtes.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kishte thënë se për shkak të mungesë së kuorumit, s’mund të votohen marrëveshjet ndërkombëtare pasi që në votim nuk po merr pjesë opozita.
Partitë opozitare kishin bojkotuar këtë seancë, pasi që s’janë miratuar tri kërkesat për Policinë e Kosovës, pensioni i parakohshëm, sigurimet shëndetësore dhe shtesat për rrezikshmëri.
Një seancë e tillë ishte planifikuar që të mbahet në orën 11:00, por dështoi për shkak të mungesës së deputetëve të pushtetit.
Gjatë vazhdimit të seancës të pranishëm kanë qenë edhe deputetët e pushtetit ndërsa deputetet e opozitës kanë këmbëngulur që të vazhdojnë me seancë të jashtëzakonshme.
Sipas Konjufcës, seanca s’ka marrë epilog sepse s’ka filluar duke thënë se do të vazhdohet me seancën e planifikuar.
Marrëveshjet ndërkombëtare sërish s’votohen nga opozita, Konjufca mbyll seancën
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit