Lajme

Marrëveshjet ndërkombëtare sërish s’votohen nga opozita, Konjufca mbyll seancën


Foto: Albanian Post.

As në këtë seancë, Kuvendi i Kosovës, s’ka vendosur në votim fare marrëveshjet ndërkombëtare të parapara që të votoheshin në seancën e së enjtes.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se për shkak të mungesë së kuorumit, s’mund të votohen marrëveshjet ndërkombëtare pasi që në votim nuk po merr pjesë opozita.

“Janë 63 deputetë të gatshëm për votim. Nëse nuk votojnë deputetet e njëjtë nuk po e fusim fare në votim. Nuk ka kushte objektive”, ka deklaruar Konjufca duke proceduar tutje me Projektligjin për ndryshimet klimatike.

Marrëveshjet ndërkombëtare të paraparë që të votoheshin në këtë seancë ishin: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve.

Konjufca, deklaroi se për vazhdimin e seancës duhet të jenë edhe grupet e tjera parlamentare.

Prandaj, e shpalli seancën të mbyllur.

Partitë opozitare kanë bojkotuar këtë seancë, pasi që s’janë miratuar tri kërkesat për Policinë e Kosovës, pensioni i parakohshëm, sigurimet shëndetësore dhe shtesat për rrezikshmëri.

Një seancë e tillë ishte planifikuar që të mbahet në orën 11:00, por dështoi për shkak të mungesës së deputetëve të pushtetit.

Gjatë vazhdimit të seancës të pranishëm kanë qenë edhe deputetët e pushtetit ndërsa deputetet e opozitës kanë këmbëngulur që të vazhdojnë me seancë të jashtëzakonshme.

Sipas Konjufcës, seanca s’ka marrë epilog sepse s’ka filluar duke thënë se do të vazhdohet me seancën e planifikuar.

Qeveria akuzon opozitën, por marrëveshjet ndërkombëtare s’po i votojnë as disa deputetë të partisë në pushtet

S’ka seancë të jashtëzakonshme – Konjufca vazhdon me seancën e planifikuar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore