Koncerti i këngëtarit Bruno Mars, i planifikuar për t’u mbajtur në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv, në fundjavën që lamë pas nuk është mbajtur, për shkak të zhvillimeve të fundit të situatës së përshkallëzuar.
Kompania organizuese e koncertit Live Nation Israel, ka publikuar postimin paralajmërues për anulimin e koncertit, derisa ka shkruar – “Koncerti i Bruno Mars i planifikuar të mbahet sonte është anuluar”.
Mars kishte mbajtur koncert në Izrael për herë të parë të mërkurën e 4 tetorit, me një publik prej 60 mijë vetash, me një shfaqje të dytë të planifikuar për tu mbajtur tre ditë më pas, sipas orarit të turneut të tij.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu e shpalli vendin e tij “në luftë”, pasi militantët palestinezë nga Gaza hodhën një breshëri raketash vdekjeprurëse dhe dërguan njerëz të armatosur në territorin izraelit.
Si përgjigje, Izraeli filloi sulmet ajrore në Gaza dhe luftimet kanë vazhduar gjatë gjithë ditës.
Sulmi i befasishëm dhe luftimet pasuese shënojnë një përshkallëzim të madh të konfliktit të gjatë midis dy palëve.
Bilanc tragjik vijon të rëndohet pas dyluftimeve mes militantëve të Hamasit dhe IDF-së (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit).
Të paktën 700 persona kanë mbetur të vrarë në Izrael, me 2 mijë e 382 të plagosur, thotë Ministria e Shëndetësisë.
Njëzet e dy prej tyre janë në gjendje kritike dhe 345 janë plagosur rëndë.
Luftimet midis forcave izraelite dhe terroristëve të Hamasit po vazhdojnë në shtatë deri në tetë lokacione rreth Rripit të Gazës brenda Izraelit, thotë tani IDF-ja.
“Ne jemi ende duke luftuar. Ka nga shtatë deri në tetë vende të hapura rreth Gazës (ku) ne kemi ende luftëtarë që luftojnë terroristët”, u tha gazetarëve zëdhënësi ushtarak Richard Hecht.
“Ne menduam se deri dje do të kishim kontroll të plotë”, thotë ai. “Shpresoj se do ta bëjmë deri në fund të ditës”.
Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Rripin e Gazës thotë se 436 palestinezë janë vrarë dhe 2 mijë e 300 të tjerë janë plagosur në Rripin e Gazës.
Numri i të vdekurve përfshin 91 fëmijë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Fituesi i “Eurovision 2024”, Nemo i kërkon Zvicrës të njohë gjininë e tretë
-
Me “Hit Me Hard and Soft”, Billie Eilish po vazhdon t’i bëjë gjërat në mënyrën e saj
-
Magjia e kryeveprave botërore mbështjell skenën e Chopin Piano Festival
-
Qeveria kroate jep 50 mijë euro për Baby Lasagna pas suksesit në Eurovision, por ai nuk i pranon: Ia dhuron dy instituteve mjekësore
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia