Kosova dhe Serbia t’i kapërcejnë dallimet e tyre, t’i lënë mënjanë problemet historike, thotë Bolton
John Bolton, ish-këshilltar për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë administratës së Donald Trump, beson se Kosova dhe Serbia duhet të kapërcejnë dallimet e tyre.
Marrë për bazë faktin se Kosova është një shtet i pavarur, ish-ambasadori i SHBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, thekson se çështja në mes të Kosovës dhe Serbisë tani duhet të jetë se si të zgjidhen problemet e mbetura, të cilat padyshim janë shumë të ndjeshme për të dyja palët.
“Problemet në fund të ditës do të zgjidhen në një mënyrë ose në një tjetër dhe asnjëra palë nuk do të jetë e lumtur. Kështu përfundojnë gjërat si kjo. Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’i zgjidhur këto çështje për të arritur stabilitet dhe për të eliminuar ankesat”, tha diplomati ameirkan në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, RTS.
Kosovarët dhe serbët, sipas Bolton, duhet t’i bashkohen pjesës tjetër të Perëndimit, e për të bërë një gjë të tillë ata duhet të mësojnë se ti t’i lënë mënjanë problemet historike.
“Kjo është ajo që unë dua të shoh. Unë dua të shoh një Perëndim më të fortë”, shton ai.
Duke folur për situatën në Veri të Kosovës, Bolton, thekson se ngjarjet e fundit në këtë pjesë të vendit dëshmojnë se sa komplekse është problemi atje.
“Shtetet e Bashkuara nuk mund të duan paqe më shumë se palët e përfshira. Duke marrë parasysh kaosin që mbretëron sot në Ukrainë, nuk duhet të lejojmë vazhdimin e ndarjeve që mund të kthehen në konflikt”, pohon Bolton
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia
-
Të hënën arrin në Kosovë kontingjenti i 41-të i ushtarëve kroat në kuadër të KFOR-it
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi, Vuçiç: E shkeli Serbinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia