Shkarkimi i Massimiliano Allegri-t dhe anëtarëve të stafit të tij thuhet se do t’i kushtonte Juventusi-t 43 milionë euro bruto, por pavarësisht kësaj, e ardhmja e trajnerit në “Allianz Stadium” mbetet e pasigurt.
Juventus-i ka përfunduar një tjetër sezon pa trofe dhe Allegri nuk e konfirmoi plotësisht se do të qëndronte në krye sezonin e ardhshëm pas një fitoreje 1:0 ndaj Udinese-s në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Siç raportohet nga edicioni i shtypur i së martës i gazetës “Il Corriere dello Sport”, shkarkimi i Allegri-t dhe anëtarëve të stafit të tij do t’i kushtonte Juventusit 43 milionë euro.
Allegri ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij në “Allianz Stadium”, me vlerë 7 milionë euro në sezon plus shtesa.
Duke marrë parasysh vështirësitë financiare të bardhezinjve, të cilat do të përkeqësohen nga mungesa e futbollit të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, është e pasigurt që klubi mund të përballojë shkarkimin e trajnerit të lindur në Livorno, i cili së fundmi ka përsëritur se nuk po negocion një ndërprerje të kontratës me “Zonjën e Vjetër”.
Si “Corriere dello Sport” ashtu edhe Romeo Agresti i “Goal.com” pretendojnë se e ardhmja e Allegrit do të përcaktohet pas një takimi me drejtorin e klubit Francesco Calvo, ndërsa “Sky Sport Italia” thotë se trajneri do të konfirmohet për sezonin 2023-2024.
“Tuttosport” dhe “La Gazzetta dello Sport” raportojnë se tensioni mes trajnerit dhe Calvo shpërtheu në Dacia Arena të dielën, me Max që fajësoi Calvon për mosmbrojtjen e duhur të klubit jashtë fushës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese