Kampi demokrat nuk arrin të gjejë qetësi pas një disfate të vërtetë zgjedhore, ku arritën të fitojnë vetëm shtatë bashki nga 61 në gjithë vendin, me personazhe kryesore sërish Sali Berishën dhe Enkelejd Alibeajn, të cilët kanë akuzuar njëri-tjetrin mbi rrethanat ku gjenden demokratët.
Fillimisht, ishte Berisha, përmes një komunikimi në Facebook me ndjekësit, ai i cili shprehu mendimin se kandidatët e tij për zgjedhje, nga radhët e demokratëve, vetëm Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk i kanë mbështetur.
“Mendoj se zgjedhjet janë një provë, një test në çdo forcë politikë në botë. Përveç Bashës dhe Alibravës, unë nuk di deputet tjetër që nuk kanë mbështetur kandidatët e primareve”.
Nga ana tjetër, Alibeaj është përgjigjur se Berisha është një “humbës i madh”, i cili ka nxjerrë listën e radhës të përjashtimeve nga partia.
“I zhytur në disfatën që i solli demokratëve dhe opozitës, sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë kur humb duke shpallur grupe armiqësore”, thekson Alibeaj përmes një postimi në Facebook.
Po ashtu, ai shtoi se “shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak”.
Ndërsa, mbi bashkëpunimin e Berishës dhe Ilir Metës nën koalicionin “Bashkë Fitojmë”, kreu i dorëhequr i Partisë Demokratike së fundmi, e ka quajtur si një zhvillim në kurriz të demokratëve, i cili qartësisht pati refuzim masiv më 14 maj dhe mban në këmbë regjimin e Edi Ramës, në fjalët e Alibeajt.
Nga ana tjetër, Berisha pretendoi se kampi i tij po bën një analizë me përgjegjësi të plotë të dramës së këtyre zgjedhjeve.
“Unë kuptoj dhe mirëkuptoj plotësisht çdo kërkesë nga mbështetësit tanë dhe jo vetëm, që PD të bëjë një analizë transparente dhe i garantoj se PD do e bëjë”, përmbylli ai, nën mendimin se sërish, zgjedhjet i “janë vjedhur”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit