Deputeti nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli sërish ka kërkuar nga Gjykata Speciale që të hetojë masakrën e Dubravës.
Dugolli përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se si viktimë dhe i mbijetuar i masakrës së Dubravës nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi.
“Sot prapë i kam dërguar në shkresë u.d. prokurorit të specializuar, z. Alex Whiting. Kjo shkresë ofron argumente shtesë duke u bazuar në tri vendimet e lëshuara nga vetë Gjykatës Speciale, se i takon juridiksionit lëndor”, ka shkruar Dugolli.
Ai tutje ka thënë se në argumentet të cilat janë ofruar nuk mbetet nuk ndonjë dyshim për të mos hetuar këto raste.
“Pra, Gjykata Speciale ka juridiksion lëndor mbi krimet e kryera të forcave serbe gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Dubravës. Në bazë të argumenteve të parashtruara me këtë shkresë, nuk mbetet më asnjë dyshim: prokurori i specializuar ka juridiksion të plotë për ta hetuar këtë rast”.
Ai ka shtuar se, “si viktimë dhe i mbijetuar i masakrës së Dubravës, nuk do pushoj së kërkuari drejtësi!”.
Dugolli prezantoi në konferencë për media dëshmi të ngjarjeve nga masakra e ndodhur në Burgun e Dubravë në maj të vitit 1999 dhe deklaroi se është i gatshëm t’i dorëzojë ato pranë Prokurorisë së Specializuar, megjithatë, përkundër se kishin kaluar mbi 72 orë, ai nuk është kontaktuar fare nga Dhomat e Specializuara.
“Nuk pres kaq shpejt të më lajmërohen, sepse është një çështje goxha serioze. E kam dërguar edhe me postë. Por unë besoj që Specialja do të veprojë, sepse nuk ka asnjë arsyeje që mos të ndërmerr hapa konkret për rastin në fjalë”, deklaroi Dugolli në një bisedë për Albanian Post.
Sipas Dugollit, nëse nuk kontaktohet fare nga Specialja, atëherë dëshmohet se gjykata është një-etnike.
“Edhe në raportin e Dick Marty përmenden krimet e Serbisë që i ka kryer, përmenden edhe të zhdukurit”, thotë Dugolli, duke aluduar se Specialja do të duhej të trajtonte atë që ai ka për të ofruar si dëshmi.
Deputeti ka treguar edhe se të gjithë dëshmitarët janë të gatshëm për të dëshmuar dhe për të dhënë kontribut në çdo aspekt që kjo masakër të trajtohet si duhet dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar.
“Është shumë lehtë e argumentueshme masakra e Dubravës, gjithçka është bërë me direktiva dhe urdhra shtetërore, gjithçka ka qenë e planifikuar”.
Albanian Post kishte dërguar pyetje edhe në adresë të Gjykatës Speciale për ti pyetur nëse e kanë pranuar kërkesën e Dugollit, por nga ky institucion i drejtësisë nuk kanë kthyer përgjigje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
-
Të punosh në Vatikan: Vetëm një ditë leje për lindjen e fëmijëve, sanksione edhe për sjelljen në jetën private
-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Izraeli merr trupin e Ron Binyamin nga Gaza
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit