Krasniqi për raportin e DASH-it: “Kjo është historia e vërtetë e Qeverisë Kurti, e cila në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale”
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në reagimin e tij publik në Facebook, ka thënë se ky raport e shpërfaqë më së miri punën e kësaj qeverie.
“Kjo është historia e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë”.
“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën shpërfaq dështimin e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pa-korruptuara, në njërën anë dhe, në anën tjetër, dështimin për krijuar një ambient ku vajzat dhe gratë janë të sigurta”.
Raporti, sipas kritikës së Krasniqit, fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e këtyre rasteve. Mungesën e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo dhunën seksuale, “dhe ngre shqetësimin se si zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në sektorin publik”, ka shkruar Krasniqi.
Dhe në këtë pikë, ai përmend ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn dhe skandalin e tij, i cili nuk morri asnjë kritikë dhe ndëshkim, akoma, nga Institucionet e Kosovës. Për më shumë, vazhdon të ushtroj detyrën e ambasadorit.
“Padyshim, si emërues i përbashkët i cili vulosë të gjitha këto gjetje që karakterizojnë Qeverinë Kurti, mbetet ambasadori Martin Berishaj, i cili, përkundër raportimeve, fakteve dhe akuzave, vazhdon të mbetet në detyrë pa dhënë asnjëherë llogari për miliona euro të shpërdoruara e të dyshimta”, ka thënë kryetari i PDK-së.
“Me Kurtin në qeverisje dhe Martinin si simbol të saj – raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen vazhdimisht!”, përfundon ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Rafah, vdesin 2 persona
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri
-
Digjitalizimi i FSHF/ Duka takim pune me ekspertë nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite
-
Hovenier viziton në Leposaviq ushtarët amerikanë të KFOR-it
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri