Ne jemi një grup i vetëm forcash, një ushtri e vetme.
Kështu i është referuar presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, dy ushtrive, asaj të vendit të tij dhe asaj ruse, gjatë një takimi me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ku ndër të tjera tha edhe se luftën, as Minsku dhe as Moska, nuk e duan.
E gjithë kjo, në kushtet e një agresioni rus në Ukrainë, i cili e pati fillimin më 24 shkurt 2022 dhe ende vijon.
Në takimin kokë më kokë, Lukashenko u duk më shumë si informator i Shoigut dhe raportues pranë Kremlinit, se sa president i një vendi.
“Besoj e keni parë sa koordinim të mirë kemi bërë mes ushtrive tona”, i referoi ai ministrit rus, duke i treguar se si janë trajnuar ushtarët e dy vendeve, se si pajisjet mjekësore e luftarake janë të njëjta, apo se si divizionet e ndryshme sillen një grup i vetëm forcash.
Madje, në një glorifikim të gjithë kësaj, ai bëri me dije edhe faktin se në rast nevoje të një sulmi ndaj “Rusisë mëmë”, edhe Ushtria bjelloruse, është e gatshme të ndërhyjë në mbrojtje.
“Të gjithë e dinë se ne jemi një. Nuk po fshehim asgjë. Në botën e sotme është e pamundur që diçka e tillë të fshihet”, vijoi më tej ai, duke i treguar Shoigut se si gjithçka për çfarë kishte rënë dakord me homologun rus, Vladimir Putin, ishte përmbushur brenda pritshmërive, duke i trajtuar çështjet që sjellin shqetësim me shumë seriozitet.
Akuza ndër të tjera, ai hodhi edhe ndaj ish-presidentit ukrainas, Piotr Poroshenko, për të cilin tha se qëllim fillestar, që prej akordeve të Minskut në vitin 2014, ka pasur luftën.
Ndërsa, vetë Rusia apo Bjellorusia, nuk e kërkojnë diçka të tillë.
Përkundrazi; të dyja duan paqen!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Çitaku: Kuvendi duhet të shpërndahet gjatë muajit maj – të hapet rruga për zgjedhjeve të parakohshme
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Rafah, vdesin 2 persona
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri