Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried, ku ka diskutuar mbi një sërë çështjesh, që prej reformave të ndryshme në vend, investimet amerikane në Shqipëri si edhe integrimin evropian.
Në një postim në median sociale Facebook, kryeministri shkruan se ka diskutuar gjerësisht me Donfried mbi ecurinë pozitive të reformave dhe forcimin e drejtësisë.
Investimet strategjike në fushën e energjisë, kanë qenë ato të cilat lidhen drejtpërdrejt me investitorët amerikanë në Shqipëri.
Ndërsa, sa i përket integrimit evropian, pjesa më delikate vijon të jetë vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila e bllokon edhe Shqipërinë në vijimin e procesit.
Situata në rajon ka qenë objekt diskutimi. Teksa mbi nismën Open Balkan, duket se Rama ka gjetur sërish mbështetje nga amerikanët, siç deklaron kryeministri në fjalët e zyrtares së lartë amerikane.
Në fund, nuk kanë munguar as urimet për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimimit dhe në rajon, të cilat sipas Donfried, “janë mbresëlënëse”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit