Shfaqja prestigjioze e sportit “Super Bowl” e këtij viti, e mbajtur mbrëmjen e 13 shkurtit në stadiumin “So-Fi” në Los Angeles, ishte e mbushur me plot surpriza edhe në pjesën e performancave të yjeve të muzikës, përfshirë rep artistët: Eminem, Dr Dre, Snoop Dogg e Kendrick Lamar.
Përballja në mes të ekipeve, Los Angeles Rams me Cincinnati Bengals, u shoqërua edhe me një publik të mbushur me yje të diskografisë botërore të tillë si çifti, Jennifer Lopez e Ben Affleck, Princi Harry dhe kushërira e tij, Princesha Eugenie, LeBron James e shumë të tjerë.
Si zakonisht, shfaqjet surprizë u mbajtën të fshehta deri në momentin e fundit, teksa shfaqjen e hapën rep artistët, Dr Dre dhe Snoop Dogg me këngët “Still Dre” dhe “California Love”, pasuar me një performancë të rep artistit, 50 Cent.
Ishte kënga “In da club”, e përzgjedhura e 50 Cent për ta performuar në natën e “Super Bowl”, ndërsa i njëjti ishte përkujdesur që atë ta prezantonte në mënyrë të kuruar me plot balerinë në skenë.
Tutje, ylli i repit botëror, Eminem, kundërshtoi udhëzimet e përfolura nga NFL për të mbajtur politikën jashtë shfaqjes së pjesës së parë, duke u gjunjëzuar për një minutë në fund të performancës së tij të këngës “Lose Yourself”.
Vendimi i rep artistit për t’u gjunjëzuar me dorën në kokë dukej se ishte një shfaqje solidariteti për ish-mbrojtësin e NFL, Colin Kaepernick dhe lojtarë të tjerë të futbollit që janë gjunjëzuar gjatë himnit kombëtar për të protestuar kundër pabarazisë racore dhe brutalitetit të policisë.
Lamar zgjodhi të performojë “Alright” për segmentin e tij, i cili u ndje i rëndësishëm duke pasur parasysh kërkesat e përfolura për të mbajtur politikën jashtë shfaqjes së pjesës së parë.
“Alright” u bë një himn kundër brutalitetit të policisë dhe padrejtësisë racore në vitin 2015, pasi aktivistët në Universitetin Shtetëror të “Cleveland” u filmuan duke e kënduar atë. Kënga fillimisht u shfaq në albumin e suksesshëm të Lamar “To Pimp a Butterfly”.
Pjesë e publikut ishte edhe rep artisti ikonik, Kanye West bashkë me vajzën e tij North, të cilët u panë duke parë ndeshjen e Cincinnati Bengals në përballje me Los Angeles Rams.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Fituesi i “Eurovision 2024”, Nemo i kërkon Zvicrës të njohë gjininë e tretë
-
Me “Hit Me Hard and Soft”, Billie Eilish po vazhdon t’i bëjë gjërat në mënyrën e saj
-
Magjia e kryeveprave botërore mbështjell skenën e Chopin Piano Festival
-
Qeveria kroate jep 50 mijë euro për Baby Lasagna pas suksesit në Eurovision, por ai nuk i pranon: Ia dhuron dy instituteve mjekësore
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Polonia do të shpenzojë 2.3 miliardë euro për sigurinë e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit