Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Qytetare URA, Mileta Radovaniç, ka deklaruar se tashmë kanë filluar konsultimet paraprake ndërmjet partive të shumicës parlamentare për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi.
“Tashmë kanë filluar konsultimet paraprake mes partive të shumicës parlamentare, ndërsa në ditët në vijim do të vijojnë bisedimet e para zyrtare”, ka thënë ai.
“Bisedimet do të zhvillohen me një grup qytetarësh CIVIS, Partinë Popullore Socialiste (SNP), partitë e pakicave, por gjithashtu me përfaqësues të Frontit Demokratik (DF) dhe Malit të Zi Demokratik (DCG),” ka thënë Radovaniç, përcjell Vjesti.
Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi mbrëmë kanë votuar mosbesimin e Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç me sugjerim të koalicionit “Zi mbi të bardhë”, ku bën pjesë edhe Lëvizja URA e Dritan Abazoviq-it dhe partitë opozitare.
Qeveria e udhëhequr nga Krivokapiç ra pas votimit nga 54 deputetë të pranishëm në seancën e jashtëzakonshme ku 43 ishin Për mosbesimin, dhe 11 ishin kundër.
Në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme, deputetët nuk kanë diskutuar për propozimin e Qeverisë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit.
Në seancën e mbajtur të enjten, e paraparë me kërkesë të Zdravko Krivokapiç-it për shkarkimin e Dritan Abazoviq-it nga posti i zëvendëskryeministrit, deputetët nuk e miratuan rendin e ditës, kështu që nuk u diskutua për shkarkimin e Abazoviq-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Leonarda Cianciulli, sapunbërësja e Corregios: Kam prerë tre gra në copa, ishin sakrifica njerëzore për të më mbrojtur nga një mallkim
-
Një goditje dërrmuese për Izraelin dhe një bast masiv nga ICC-ja
-
Diplomati i lartë izraelit i kërkon AIPAC që të marrë ‘hapa dramatikë’ kundër ICC-së
-
Gjermania thotë se respekton ICC-në, por se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten