Shembja e banesave te 5 maji, Ahmetaj: Të legalizuara apo jo, të gjithë do të marrin pjesën që i takon
Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, zëvëndëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, deklaroi se të gjithë banorëve – si atyre që shtëpitë i kanë pasur të legalizuara por dhe ata të palegalizuara – të cilëve u janë prishur banesat, do të trajtohen njëlloj.
Sipas Ahmetaj, i cili njëkohësisht ushtron edhe detyrën e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, shtoi se të gjithë qytetarët në këto zona do të përfitojnë banesa po me aq metra katrorë sa e kanë pasur.
“Nëse dikush ka te 5 maji shtëpi apo dyqan 200 metra katror, do të marrë shpërblim 200 metra katror. Nuk ka rëndësi është i legalizuar apo jo”, ishtge fjala e Ahmetaj.
Ndërkaq ai theksoi se janë bërë 27 kontrata të atyre me ndërtesa të legalizuara.
“Ka një sërë familjesh që janë futur te 5 maji dhe do të futen muaj pas muaji të gjitha familjet”.
Ndër të tjera ai deklaroi se janë 136 familje që përfitojnë nga procesi i rindërtimit dhe rreth 60 banesa, janë ndërtime të pa legalizuara.
Nga ana tjetër ai tha se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë për rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Ndërsa sa i përket rritjes së çmimit të naftës, Ahmetaj e krahasoi me vitin 2009, që ka qenë 194 lekë, e sot 190.
“Pse pyetja lind që çmimi ka qenë njësoj edhe atëherë edhe pse taksa ka qenë me e ulët. Kjo ka të bëjë me tregun, strukturën e tregut”, vijoi Ahmetaj në fjalën e tij.
Gjatë kësaj dite banorët e 5 majit dolën në protestën e radhës, ku e nisën nga Kuvendi i Shqipërisë. Më pas ata u drejtuan drejt Ambasadës Amerikane dhe zyrave të përfaqësisë së Bashkimit Evropian.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
SPAK zbardh skemën: Grupi i Ervis Martinajt aleancë me Arben Ndokën dhe Emiljano Shullazin për të eliminuar Durim Bamin
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
Lajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit