AAK për Albanian Post: Kosova është shtet sovran, s’mund të organizohet kurrfarë referendumi i Serbisë
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, në një prononcim për Albanian Post, ka thënë se duhet të refuzohet kategorikisht çfarëdo tentative për mbajtje të referendumit serb në territorin e Kosovës.
“Pretendimi i Serbisë që të organizojë referendum kushtetues në territorin e Kosovës është sulm flagrant mbi sovranitetin dhe integritetin kushtetues të Kosovës”, ka thënë ky deputet i AAK-së, njëjtë siç kanë deklaruar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Prandaj inkurajojmë dhe jemi në mbështetje të të gjithë atyre që e kundërshtojnë me forcë organizimin e këtij referendumi”, thotë Dreshaj.
“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe në territorin e saj nuk mund të organizohen kurrfarë referendumesh të shteteve të tjera, e as referendum i Serbisë, i cili pastër është përpjekje për ushtrimin e sovranitetit nacional të Serbisë mbi Kosovën”.
Dreshaj ka pasur një koment edhe për ndërkombëtarët që po kërkojnë mbajtje të referendumit edhe në Kosovë.
“Njëkohësisht u bëjmë thirrje zyrtarëve të BE-së që të jenë, e pakta të paanshëm në raport me këtë çështje kaq të ndjeshme juridike e politike”.
Referendumi që pritet të mbahet në Serbi ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese atje. Qeveria deklaroi para disa ditësh që nuk do të lejohet mbajtja e këtij Referendumi edhe në territorin e Kosovës.
Gjithashtu, kanë përmendur organizimin e vendvotimeve nga OSBE-ja në Kosovë.
Pas takimit, kryeministri Albin Kurti është deklaruar shkurtazi për media, duke treguar se po thërret një seancë të jashtëzakonshme për të shtunën, me 15 janar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit