Viti 2022 në Evropë është një vit, i cili do t’i kushtohet tërësisht rinisë me shpalljen e tij si të tillë, ku Tirana ka marrë edhe stafetën si kryeqyteti i rinisë evropiane, me mijëra aktivitete, të cilat presin të vënë në lëvizje jetën kryeqytetase vendore si edhe atë jashtë kufijve.
Shqipëria gjithsesi nuk është thjesht kryeqytet i rinisë evropiane në mënyrë simbolike, por edhe faktike.
Në raportin e fillimvitit nga angjencia evropiane e statistikave, Eurostat, Shqipëria shfaqet si vendi me më shumë të rinj së bashku me Turqinë. Respektivisht, mbi 20% e popullatës, i përket moshës 15-29 vjeç.
Sakaq, mesatarja e Bashkimit Evropian ndalet në 16%.
E ndarë në tre rajone, veri, Shqipëri e Mesme, jug, të tre zonat demografike përfshihen në “listën rinore” nga Eurostat.
Po e njëjta gjë ndodh edhe me Turqinë dhe gjithë ndarjet e saj të shumta gjeografike.
Ndërsa, pjesa tjetër e rajonit, është kryesisht në rendin e 15-18% të popullatës në grupmoshën 15-29 vjeç.
Kosova është ndër të renditurat poshtë në rajon, me 16-17% të popullsisë të cilësuar si rini.
Në tërësi, për sa i përket BE-së, 73.6 milionë banorët nga 447.3 milionë që është popullata totale, bëjnë pjesë në grupin rinor.
Shqetësuese janë shifrat për disa rajone gjeografike në Gjermani, Itali dhe Spanjë.
Pjesët veriore të këtyre vendeve, kryesisht radhiten me popullsi në shifrat e më pas se 15% rini.
Më e ndryshme është situata në jug të këtyre vendeve.
Ndërsa, në shifrat thuajse optimale, është edhe ishulli i Islandës, që ka më shumë se 20% të popullatës rinore.
Veriu i Evropës, po ashtu është në rangun e 18-20%. Më dobët, për shkak edhe të emigracionit masiv, paraqitet Evropa Lindore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit