Korea e Veriut testoi me sukses një raketë hipersonike të mërkurën – testi i parë i madh i armëve këtë vit. Lajmin e bëri të ditur një raport i medias shtetërore koreane.
KCNA-ja tha se “goditi me saktësi” një objektiv të caktuar 700 km (434 milje) larg.
Ky është testi i dytë i raportuar i një rakete hipersonike, e cila mund të shmangë zbulimin shumë më tepër se raketat balistike.
Testi vjen pasi udhëheqësi i saj, Kim Jong-u, ishte zotuar më herët se do të forconte mbrojtjen e Pyongyang-it.
Kim tha gjatë fjalimit të Vitit të Ri se Pyongyang-i do të vazhdojë të forcojë aftësitë e tij mbrojtëse për shkak të një mjedisi gjithnjë e më të paqëndrueshëm ushtarak në gadishullin Korean.
Gjatë vitit të kaluar Korea e Veriut testoi një sërë raketash, në mes të bisedimeve të bllokuara me Korenë e Jugut dhe SHBA-të.
Pyongyang-i i bashkohet një numri të vogël vendesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, në përpjekjet për të zhvilluar raketa hipersonike.
Lëshimi i fundit u zbulua për herë të parë nga roja bregdetare japoneze të mërkurën e 5 janarit në mëngjes, përpara se të konfirmohej nga autoritetet e mbrojtjes në Seul.
Sipas raportimit të KCNA-së gjatë testit të së mërkurës, “koka rrëshqitëse hipersonike” u shkëput nga përforcuesi i saj i raketës dhe manovroi 120 km (75 milje) anash përpara se të “godiste me saktësi” një objektiv 700 km (430 milje) larg.
Ai tha se testi konfirmoi gjithashtu komponentë të tillë si kontrolli i fluturimit dhe aftësia e tij për të operuar në dimër.
Armët hipersonike zakonisht fluturojnë drejt objektivave në lartësi më të ulëta se raketat balistike dhe mund të arrijnë më shumë se pesë herë shpejtësinë e zërit – ose rreth 6 mijë e 200 km në orë (3 mijë e 850 milje në orë).
Eksperti i mbrojtjes nga “Carnegie Endowment for International Peace”, Ankit Panda, tha për agjencinë e lajmeve ndërkombëtare “Reuters” se raketa e lëshuar së fundi nuk është e njëjta raketë hipersonike që u testua shtatorin e kaluar – “Hwasong-8” – por se ajo ka disa karakteristika të ngjashme.
Raketa e re u debutua për herë të parë gjatë një ekspozite mbi mbrojtjen. në Pyongyang, në tetor 2021.
Testet kryhen në një kohë që Pyongyang-u lufton me mungesën e ushqimit për shkak të një krize dhe bllokade për shkak të coronavirus-it, që ka prekur rëndë ekonominë e tij.
Në takimin e fundvitit, Kim tha se vendi po përballet me një “luftë të madhe për jetë a vdekje“, duke shtuar se rritja e zhvillimit dhe përmirësimi i standardeve të jetesës së njerëzve ishin ndër synimet e këtij viti.
Pavarësisht kësaj, Korea e Veriut nuk tregon asnjë shenjë të ngadalësimit të programit të saj të armatimit, duke thënë se armët janë të nevojshme për vetëmbrojtjen e saj.
SHBA-të i kanë bërë thirrje Koresë së Veriut të heqë dorë nga armët e saj bërthamore dhe marrëdhënia e Pyongyang-it me administratën e Presidentit amerikan Joe Biden deri më tani, ka qenë e mbushur me tensione.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Austria do të rifillojë ndihmën për agjencinë e OKB-së për palestinezët
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin
-
Kurti: Për 4 vjet krijuam 87 mijë vende të reja pune
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Izraeli po e torturon Marwan Barghoutin, Mandela palestinez tashmë nuk njihet
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin