Lajme

Koreja e Veriut do të mbledhë parlamentin, shkak ekonomia e dobët


Koreja e Veriut do të mbledhë parlamentin më datën 28 shtator, në Phenian. Temë diskutimi do të jenë përpjekjet për të shpëtuar ekonominë, pas mbylljes së kufirit mbi dekada të keqmenaxhimit dhe sanksioneve të udhëhequra nga SHBA-të.

Po ashtu, nga Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane e Veriut u bë me dije se Asambleja Supreme Popullore, përveç diskutimeve mbi zhvillimin ekonomik, do të shqyrtohet edhe arsimi, si dhe çështje të tjera organizative të qeverisë.

Bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut kanë ngecur që nga dështimi i një marrëveshjeje në samitin e vitit 2019.

Në atë kohë, amerikanët, me ish-presidentin Donald Trump, hodhën poshtë kërkesën e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, për një lehtësim të madh të sanksioneve ekonomike në këmbim të një pjese dorëzimin e aftësive të tij bërthamore.

Që atëherë, Kim është zotuar të forcojë parandalimin bërthamor të vendit të tij, ndërsa u bëri thirrje njerëzve të tij të tregojnë qëndrueshmëri në luftën për pavarësi ekonomike përballë presionit të SHBA-ve.

Sipas ekspertëve, Kim tani po përballet ndoshta me momentin më të vështirë kur i afrohet një dekade në pushtet, me Korenë e Veriut që mban një bllokim kufitar pafundësisht për të mbajtur jashtë coronavirus-in dhe pa asnjë perspektivë në dukje për t’u dhënë fund sanksioneve ndërkombëtare.

Takimet e Asamblesë së Lartë Popullore janë zakonisht çështje të shkurtra, të cilat synojnë miratimin e buxheteve, formalizimin e ndryshimeve të personelit dhe vulosjen e përparësive të politikave të Kim-it.

Gjatë sesionit të tij të mëparshëm në janar, Asambleja miratoi vendimet e marra gjatë një kongresi të rrallë të Partisë Punëtore në pushtet në fillim të atij muaji, ku Kim u zotua të forconte arsenalin e tij bërthamor dhe të përcaktonte planet e zhvillimit ekonomik për pesë vitet e ardhshme.

Kongresi erdhi muaj pasi Kim, gjatë një konference tjetër politike, tregoi një “sinqeritet të pazakontë”, duke pranuar se planet e tij për të përmirësuar ekonominë nuk ishin rezultative.

Pavarësisht problemeve të tij ekonomike, Veriu deri më tani ka hedhur poshtë propozimin e administratës Biden për të rifilluar diplomacinë bërthamore, duke thënë se Washington-i duhet së pari të heqë dorë nga politikat e saj “armiqësore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore