Lajme

Kim Jong-un: Koreja e Veriut në krizë nga Covid


Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka keqtrajtuar zyrtarët e lartë për gabime që shkaktuan një “krizë të madhe” të papërcaktuar në lidhje me Covid-19.

Këtë lajm e kanë  raportuar  mediat shtetërore të Koresë së Veriut.

Vendi ka mbyllur kufijtë e tij për të mbajtur larg virusin.

Së bashku me sanksionet ndërkombëtare, kjo ka çuar në mungesa të ushqimit dhe një përkeqësim të ekonomisë.

Kim më parë pranoi se kishte një situatë ushqimore “të tensionuar” dhe u tha qytetarëve të përgatiteshin për rezultatin “më të keq”, duke u krahasuar me urinë vdekjeprurëse të vendit në vitet 1990.

Çfarë tha Kim Jong-un?

Në vërejtjet e raportuara nga shtypi shtetëror KCNA, Kim akuzoi zyrtarë të lartë për neglizhencë.

Këto vërejtje u bënë në një takim të thirrur posaçërisht për liderët e partisë.

Si rezultat, ato “shkaktuan një rast thelbësor të krijimit të një krize të madhe në sigurinë së shtetit dhe sigurinë e njerëzve dhe sollën pasoja të rënda”.

Sidoqoftë, në raportim nuk u dhanë detaje të mëtejshme mbi incidentin ose identifikimin e zyrtarëve.

Çfarë nënkuptojnë vërejtjet?

Studiuesi i Koresë së Veriut, Ahn Chan-il i tha agjencisë së lajmeve AFP se raporti lidhej me konfirmimin e rasteve Covid.

Ishte gjithashtu një sinjal se “Pyongyang ndoshta ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare”, tha ai.

“Ata nuk do ta kishin bërë këtë pasi përfshin në mënyrë të pashmangshme njohjen e dështimit të vetë regjimit në përpjekjet e tij anti-epidemike”.

Raporti ishte një tregues i kushteve “përkeqësuese” të shëndetësisë brenda Koresë së Veriut, tha Dr Leif-Eric Easley, profesor i asociuar i studimeve ndërkombëtare në Universitetin Ewha Womans në Seul.

Kim Jong-un pranon se Koreja e Veriut po përballet me mungesa ushqimore

Të enjten e 17 qershorit, Kim Jong-un, pranoi zyrtarisht se vendi i tij po përballet me mungesa të ushqimit.

Ai tha, po ashtu, se kjo situatë sa vjen dhe përkeqësohet.

Në vijim, Jong-un ka shpjeguar se, sektori i bujqësisë nuk i përmbush objektivat e veta.

Për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, që sollën përmbytje, Koreja e Veriut po përballet me mungesë të grurit.

Sipas disa raporteve, çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje.

Për të frenuar përhapjen e Covid-19, Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë e saj. Kështu, tregtia me Kinën ka rënë. Koreja e Veriut mbështetet te Kina për ushqim, pleh dhe karburant.

Koreja e Veriut, gjithashtu, po lufton për sanksionet ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programeve të saj bërthamore.

Kreu autoritar i shtetit foli për situatën e ushqimit edhe në Komitetin Qendror të Partisë së Punëtorëve në pushtet, që u zhvillua këtë javë në kryeqytetin Pyongyang.

Gjatë takimit, Kim tha se prodhimi kombëtar industrial ishte rritur me një të katërtën në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në takim pritej që zyrtarët të diskutonin dhe për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut, por nuk janë dhënë ende detaje.

Në muajin prill, Kim pranoi, si rrallëherë vështirësitë e pashmangshme, duke u bërë thirrje zyrtarëve të zhvillojnë “një mars të ardhshëm”, në mënyrë që të lehtësohen njerëzit nga vështirësia.

“Marsi i ardhshëm” është një term i përdorur nga zyrtarët e Koresë së Veriut, duke iu referuar luftës së vendit gjatë urisë së viteve 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik e la Korenë e Veriut pa ndihmë thelbësore.

Numri i përgjithshëm i koreanëve të veriut, të cilët vdiqën nga uria në atë kohë nuk dihet, por vlerësimet shkojnë deri në tre milionë.

 

Marrë dhe përshtatur nga BBC për Albanian Post

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore