Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, do të rikonfirmohet edhe më fuqishëm pas takimit që do të mbahet mes dy qeverive.
“Mbledhja e sotme mes dy qeverive tona, do të jetë një mundësi e re për të rikonfirmuar edhe njëherë synimet tona të përbashkëta në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit tonë vëllazëror në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ai tutje bëri të ditur se me ministrin Peleshi kanë përcaktuar disa objektiva.
“Me vëllain tim, Ministrin Peleshi kemi përcaktuar objektivat strategjik, të zbërthyer në plan konkret të bashkëpunimit konkret ushtarak për interesat tona të përbashkëta”.
Të cilat ka thënë se janë, “në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”.
Ndërsa, ka pohuar se dy qeveritë shqiptare do të jenë së bashku më të forta.
“Na priftë e mbara dy qeverive, dy ministrive dhe dy forcave tona drejtë vizionit tonë të përbashkët euroatlantik në aleancë të përhershme me SHBA-në. Së bashku më të fortë”, deklaroi Mehaj.
Për të tetën herë, Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës do të vijojnë traditën e mbledhjes së përbashkët.
Më 26 nëntor, kjo mbledhje do të mbahet në qytetin e Elbasanit.
Mes dy Qeverive, asaj të Edi Ramës dhe Albin Kurtit, pritet të firmosen disa marrëveshje.
Fokusi i kabineteve qeveritare do të jetë në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe lehtësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Rafah, vdesin 2 persona
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri
-
Digjitalizimi i FSHF/ Duka takim pune me ekspertë nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite
-
Hovenier viziton në Leposaviq ushtarët amerikanë të KFOR-it
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri