Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, ishte tema e diskutimit në takimin mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes së Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.
Paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti afatgjatë mes shteteve të rajonit por edhe më gjerë, është parim i politikës së jashtme të Kosovës, ndërsa Bashkimi Evropian është vlerë dhe destinim për rajonin ka thënë Kurti ku përveç Biserkos në takim ishte edhe drejtoresha e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Izabela Kisiq dhe Mark Baskin nga Qendra për Dialog Humanitar.
Demokratizimi i rajonit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimi i ligjit dhe ballafaqimi me të kaluarën, janë veçori të rëndësishme dhe parakusht për marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë rajonal, ka thënë Kurti.
Ai ka falënderuar Biserkon për kontributin intelektual dhe civil të dhënë tash e tri dekada.
Në takim është biseduar edhe për projektet aktuale të Komitetit që qysh nga themelimi në vitin 1994 është përpjekur të ekspozojë ideologjinë mbizotëruese të Serbisë – nacionalizmin – dhe të zbusë efektet fatale në fushën e të drejtave të njeriut, ekonominë e vendit, sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet rajonale, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Deklarata e Kurtit për 78 mijë vende të reja pune, Tahiri: Lëri përrallat, stop abuzimit me shifra imagjinare
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit