Bypass-i i Vlorës, një prej segmenteve më të rëndësishme rrugore për lehtësimin e trafikut, kryesisht në pjesën e Radhimës, do të jetë i kalueshëm në mesin e korrikut.
Lajmin e bëri të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke përmendur këtu edhe vështirësitë e hapjes së këtij segmenti.
“Një moment nga puna sfiduese në bypass-in e Vlorës, të cilin synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut”, shkruan Rama në Facebook.
Në pamjet e publikuara, duket puna në investimin e një ure lidhëse të segmentit.
Një tjetër arterie e rëndësishme automobolistike, është edhe bypass-i i Fierit. Së bashku me këtë të Vlorës, janë dy nyjet kryesore të linjës rrugore jugore.
Më parë, më 26 maj, ka qenë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila e ka lajmëruar datën e hapjes. Segmenti i bypass-it të Vlorës, do të jetë i kalueshëm në 15 korrik, sipas saj.
Gjithsesi, kjo datë përcakton vetëm hapjen e pjesshme të gjithë segmentit rrugor.
Vështirësi janë hasur nga kompania përgjegjëse për ndërtimin e segmentit. Pavarësisht kësaj, data e hapjes do të respektohet, sipas Qeverisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit