Pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për të shpallur persona non grata ish-kryeministrin dhe ish-presidentin shqiptar, Sali Berisha, ky i fundit do të mbajë një konferencë për mediat.
Berisha njofton se në orën 18:00 pritet të mbajë një deklaratë në ambientet e një hoteli, kur pritet t’iu përgjigjet dhe pyetjeve të gazetarëve.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka cilësuar, Sali Berishën, si persona non-grata në SHBA. Gjithashtu, familja e Berishës është cilësuar si non grata nga Sekretari Blinken.
Në deklaratën e lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit është e përshkruar edhe baza ligjore në të cilën përshkruhet shpallja non grata. Tre familjarët e tjerë të familjes Berisha, të ndaluar për të hyrë në SHBA, janë bashkëshortja e tij, Liri Berisha, djali Shkëlzeni dhe vajza Argita.
Reagimi i Berishës
Ai më herët i është përgjigjur sekretarit të shtetit, Antony Blinken, përmes një postimi në Facebook.
“Zoti Sekretar! Nga mediat u njoha me vendimin tuaj të shpallur në Twitter për të ndaluar hyrjen time në SHBA. Lidhur me këtë vendim, dua të shpreh sa vijon. Gjatë 30 viteve në politikë nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresë time, nga asnjë person, asnjë institucion vendas, apo i huaj për abuzim të fondeve publike dhe çfarëdo lloj tjetër korrupsioni”, shkruante fillimisht ai.
Në vijim, Berisha shprehej se, gjatë viteve në pushtet, familja e tij nuk ka përfituar nga fondet dhe asetet publike, si dhe kanë zbatuar ligjet e vendit.
“Duke shprehur keqardhje për vendimin dhe duke e konsideruar atë pa asnjë bazë konkrete, ju ftoj të bëni publike çdo fakt e dokument që administrata juaj, apo kushdo në botë, mund të disponojë për të argumentuar pretendimin tuaj për mua dhe familjarët e mi”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit