Sport

15 ditët vendimtare për Barcelonën


Ka përfunduar takimi i dytë mes Koeman-it dhe Joan Laporta-s.

Në këtë mbledhje, ndryshe nga ajo e para, kjo erdhi me një vendim, por jo përfundimtar.

Presidenti Laporta ka paralajmëruar që këto janë 15 ditët më të rëndësishme për Barcelonën.

Koeman-it i është bërë e ditur që klubi ka filluar të kërkojë një zëvendësim.

Por, nëse brenda 15 ditëve, klubi nuk arrin që të gjejë emrin e duhur, Koeman do të vazhdojë.

Trajneri është pajtuar me këto kushte dhe do të presë se çfarë do të ndodhë në dy javët e ardhshme.

Është e sigurt që blaugranët do të vendosin për trajnerin e ri para EURO 2020-ës.

Xavi është një emër në listë, kurse të tjerët nuk dihen.

Stoli katalunas është gati që të pësojë ndryshimin e katërt për dy vite, dhe nëse kjo ndodh, do të ishte periudha më e keqe në historinë e tyre.

15 ditë për të parë se kush do të jetë në krye të projektit të ri te Barcelona…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore