Kulturë

121 vitet e lindjes të Lasgush Poradecit


Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka kujtuar në ditën e tij të lindjes poetin dhe gjeniun e poezisë shqiptare, Lasgush Poradeci.

“Në një ditë si kjo, 121 vjet më parë lindi gjeniu i poezisë shqiptare, njeriu i pakompromis që jetoi përtej kohërave e regjimeve. Pa Lasgushin letrat shqiptare do të ishin të mangëta”, u shpreh Margariti.

Lasgush Poradeci ka lindur më 27 dhjetor 1899 në qytetin e Pogradecit.

Studimet e larta i kreu ne “Lycée Franceze Léonin” në Athinë deri në vitin 1920. Në 1933 përfundoi doktoraturën në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane, në Universitetin e Graz-it, nëpërmjet një burse që i ofroi Fan Noli, asokohe kryministër i vendit.

Një statujë kushtuar Lasgush Poradecit në Pogradec në Liqenin e Ohrit

 

Kthehet në Shqipëri në 1934 dhe fillon punë si mësues arti në një shkollë të mesme në Tiranë, ku dhe jetonte me gruan e tij. Për një periudhe të shkurtër punoi në Institutin e Shkencës, ndërkohë përktheu literaturë për ndërmarrjen shtetërore botuese Naim Frashëri, deri në daljen e tij në pension në vitin 1974.

Poezitë e Lasgushit bazohen në katër elementet, toka, uji, ajri dhe zjarri dhe janë medituese-filozofike.

Lasgushi vdiq në varfëri në shtëpinë e tij në më 12 nëntor një 1987./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore