Sport

Zyrtare: Pellegri transferohet në Milan


Sulmuesi italian, Pietro Pellegri, është transferuar nga Monaco te skuadra e Milan-it.

Formula e transferimit të tij është huazim me opsion blerje në fund të sezonit, por që mund të bëhet edhe detyrim blerje, në rast të paraqitjeve të mira të 20-vjeçarit.

Kuqezinjtë do të paguajnë 1 milion euro në arkat e klubit të Monaco-s për huazimin e sulmuesit të talentuar.

Pellegri ishte transferuar nga Genoa në Monaco për shumën e 21 milionë eurove, në janar të vitit 2018.

Ai shihej si një talent premtues, por gjatë këtyre sezoneve në Ligën e Francës nuk realizoi më shumë se 22 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar vetëm dy gola.

Pellegri u bë lojtar i famshëm te Genoa, pasi që u bë lojtari më i ri ndonjëherë që shënoi një gol në Serie A, në moshën 16 vjeç dhe 184 ditë.

Te Milan-i ai do të veshë fanellën me numër 64 dhe interesant është fakti se asnjëherë në histori të klubit nuk është bartut ky numër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore