Bota

Zviceranët presin rezultatin e referendumit që ndalon “përdorimin e burkës”


“Njё referendum pёr ndalimin e burkёs u mbajt nё shtetin e Zvicrёs, pavarёsisht se ёshtё jashtёzakonisht e rralё pёr tё parё gra me fytyrё komplet tё mbuluar, nё rrugёt e Zvicrёs”, raporton media gjermane DW.

Zvicra votoi të dielën nëse do të ndalojë “pёrdorimin e burkёs” në vendet publike.

Referendumi vjen pas disa viteve debat rreth çёshtjes nё fjalё. Ndalesave të ngjashme janё praktikuar nё vendet e tjera evropiane, të tilla si Franca, Belgjika dhe Hollanda.

Zvicra operon një sistem të demokracisë së drejtpërdrejtë. Çdo temë mund të vihet në një votim kombëtar për sa kohë që mbledh 100 mijё nënshkrime në vendin me 8.6 milionё banorё.

Sondazhet treguan se një shumicë e vogël mbështeti lëvizjen.

Çfarë pёrmban projektligji?

Sipas propozimit, askush nuk do të lejohet të mbulojë fytyrën e tij plotësisht në publik. Qoftë në dyqane apo në fshat. Me përjashtime vendet e adhurimit.

“Propozimi nuk përmend në mënyrë specifike burkën ose nikabin – i cili i lë sytë të zbuluar – por është e qartë se ndalimi synon mbulesat islamike të fytyrës të veshura nga disa gra myslimane”, shkruan DW.

Dy rajone zvicerane tashmë kanë ndalime të tilla.

Ndёrkohё, ndalimi ёshtё duke u mbёshtetur nga Partia Popullore Zvicerane – një parti populiste e krahut të djathtë, që është fraksion kryesor në parlament.

Një nga posterët e fushatës së saj tregon një imazh të një gruaje me nikab me sy tё karikaturuar, mbi fjalët: “Ndal radikalizmin islamik”.

Jean-Luc Addor nga partia tha se “për fat të mirë” nuk ka shumë gra të veshura me burka në Zvicër. Gjithashtu, ai theksoi se sipas tij “kur një problem ekziston, ne merremi me të përpara se të dalë jashtë kontrollit”.

Megjithatё, qeveria dhe parlamenti kanё dalё kundër ndalimit në të gjithë vendin.

Si kundër-propozim ata do t’u kërkonin njerëzve që t’u tregonin fytyrat e tyre autoriteteve. Nëse do tё jetё e nevojshme për identifikim, për shembull në kufij. Praktikë që do të zbatohet automatikisht nëse iniciativa refuzohet.

Po ashtu, postera kundёr ndalimit si: “Jo për një ligj absurd, të padobishëm dhe islamofob” janё vendosur gjithashtu nё qytet.

Deklaratat e feministeve myslimane

“Përpos që është i padobishëm, ky tekst është racist dhe seksist”, tha Ines El-Shikh, zëdhënëse e grupit femëror musliman të Shamive Purple.

Ajo i tha agjencisë së lajmeve AFP, se ligji i propozuar krijoi përshtypjen e një problemi, por “ka vetëm 30 gra me burka në Zvicër”.

Një studim i Zyrës Federale të Statistikave të vitit 2019 zbuloi se 5.5% e popullsisë zvicerane ishin myslimanë, kryesisht me rrënjë në ish-Jugosllavi. Shumica e këtyre nuk do të vendosnin të vishnin një vello me mbulim të plotë tё fytyrёs.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore