Shqipëria

Zjarret në Shqipëri, nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa


Në njoftimin më të fundit, nga ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, bëhet me dije se në këtë moment, nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa.

Sipas ministrit, vijon lufta me flakët. Duke kujtuar përpjekjet e Forcave të Armatosura (FA), Peleshi shton se forcat dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes civile, po punojnë për izolimin dhe neutralizimin e flakëve.

Karaburuni, Rips të Vlorës; Gadurove-Selite (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe), këto janë vatrat ende aktive në Shqipëri, për të cilat po vijon puna.

Më herët, u njoftua mbërritja e një helikopteri special për vënien nën kontroll të zjarreve, nga Republika Çeke. Kjo, në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e Bashkimit Evropian.

Shefi politik i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Alexis Hupin, në vijim të deklaratave ka shtuar se pritet edhe mbërritja e dy helikopterëve holandezë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore