Lajme

Zelensky i drejtohet qytetarëve rusë: Për çfarë do të luftoni?


Me një fjalim të gjatë dhe në gjuhën ruse, presidenti ukrainas i është adresuar qytetarëve rusë.

Fillimisht, ai ka kujtuar Donbass Arena, ku tifozët kanë mbështetur ekipin e tyre të zemrës në futboll.

Apo Parkun Shcherbakov, ku pinin së bashku pas një humbjeje të hidhur.

Për Luhansk-un, ai tregon se aty gjendet shtëpia ku jeton nëna e mikut të tij më të mirë apo ku është varrosur babai i mikut të tij më të mirë.

“Vini re se unë flas rusisht tani, por askush në Rusi nuk e kupton se çfarë po ndodh”, vijon ai.

Sipas Zelensky-t, këto rrugë, mbiemra, ngjarje – të gjitha janë të huaja për ta.

“Për çfarë do të luftoni? Dhe me kë?”, pyet kreu i shtetit ukrainas.

Ai u kujton të gjithëve se shumë prej tyre kanë qenë në Ukrainë. Apo shumë të tjerë që kanë të afërm në Ukrainë.

Dikush tjetër, shton Zelensky, ka studiuar në universitetet e Ukrainës.

“Ju e njihni karakterin tonë. Ju i dini parimet tona. Ju e dini se çfarë vlerësojmë ne. Kështu që dëgjoni veten. Për zërin e arsyes. Për sensin e përbashkët. Na dëgjoni. Populli i Ukrainës dëshiron paqe”, ishin thirrjet e tij të njëpasnjëshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore