Lajme

Zelensky i drejtohet italianëve – Mijëra në sheshe për ta mbështetur


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një fjalë në transmetim video për popullin e Italisë, ku mijëra entuziastë të shumtë ishin mbledhur në sheshet e qyteteve kryesore, për të dëgjuar adresimin e tij dhe për të treguar mbështetjen ndaj kauzës së Ukrainës.

Ndër qytetet me pjesëmarrje më të madhe, ishin Firenze dhe Torino, ku janë raportuar mbi 20 mijë qytetarë të dergjur në sheshe në secilin qytet.

Përmes ekranit, Zelensky është brohoritur nga turmat.

Në fjalën e tij, numri një i Ukrainës përmendi faktin se 79 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që prej fillimit të luftës. Për këtë shkak, ai ka kërkuar që sanksionet të shtohen ndaj Moskës dhe i ka kërkuar fuqive perëndimore të vendosin sa më parë ndalimin e fluturimeve në hapësirën ajrore ukrainase.

Përtej këtij fakti, qyteti i Kievit ka qenë prej vitit 1960 i binjakëzuar me Firenze-n, ndaj një afeksion i shtuar është ndjerë për kauzën ukrainase në territorin fiorentin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore