Jetesë & Stil

Youn Yuh-jung emocionohet ndërsa takon Brad Pitt , në Oscar


“Oscars 2021” u mbajt këtë të hënë, në Los Angeles. Të shumtë ishin artistët që morën çmime në kategori të ndryshme. Youn Yuh-jung, aktorja Koreano-Jugore fitoi çmimin e aktores më të mirë në rol dytësor, për përformancën e saj në “Minari”.

Momenti kur ajo mori çmimin ishte aq emocionues, sa edhe komik. Aktorja e talentuar e mori çmimin nga Brad Pitt dhe reagimi i saj nuk duhet humbur.

“Zoti Brad Pitt më në fund po njihemi. Ku ishit ju ndërsa po filmonim… “, shprehet ajo teksa e kanë pushtuar emocionet.

Këtë moment të “Oscars 2021”, e kanë ripostuar shumë media, duke përfshirë edhe median mbretërore “HelloMag”.

“Ajo reagoi si do të reagonim të gjithë ne po të takonim Brad Pitt”, shkruhet në postim.

Rikujtojmë, se të shumta kanë qenë momentet e “Oscars” të këtij viti, që konfuzuan një publik të tërë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore