Lajme

Vuçiç: S’i pranojnë kurrë kryetarët e komunave të veriut – u mbështetën nga vendet e QUINT-it


Presidenti i Serbisë, i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit “nuk do të pranohen kurrë” nga serbët.

“Nuk do të pranohen kurrë. Do të zgjedhën kryetarë të rremë të mbështetur nga vendet e QUINT-it në zgjedhjet më të rreme, më të turpshme dhe më të mjerueshme në botë, me një pjesëmarrje mesatare prej 3.4 për qind”, tha Vuçiç në Novi Sad në hapje të një fabrike japoneze, raporton N1.

Vuçiç ka shtuar se situata në veri të Kosovës situata është “shumë e tensionuar” për shkak të gjithçkaje që po ndodh, derisa ka porositur serbët “që të ruajnë paqen”.

“Mesazhi im është se ne do të jemi me serbët dhe se do të luftojmë që ata të mbijetojnë në Kosovë dhe që Republika e Serbisë të mbijetojë atje”.

“Dhe sa i shqetësuar jam për atë që vjen nesër dhe pasnesër – më mirë të mos e them. Situata është shumë e vështirë dhe e tensionuar”, shtoi ai.

I pyetur për pjesëmarrjen e serbëve nga Kosova në tubimin e paralajmëruar në Beograd të thirrur nga partia e tij më 26 maj, Vuçiç i ka falënderuar publikisht.

“Faleminderit për vëmendjen dhe respektin, nuk ishte e vështirë për këta njerëz të largoheshin në këmbë, ata e dinë se si është situata reale. Mesazhi im për ta është që ne do të luftojmë së bashku që populli ynë në Kosovë të mbijetoj”, potencoi Vuçiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore