Kosova

Von Cramon përplaset me Bërnabiç: Sundimi i ligjit është trajtim i barabartë për të gjithë


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon i ka reaguar deklaratave të kryeministres serbe, Ana Bërnabiç, të cilat i konsideruar si sulme.

Ajo tha se sundimi i ligjit i referohet trajtimit të barabartë të të gjithëve para tij, qoftë në Loznicë, Mitrovicën e Veriut apo Gjermani.

“Sundimi i ligjit ka të bëjë me trajtimin e barabartë për të gjithë para ligjit, qoftë në Loznicë, Mitrovicë Veriore apo Gjermani.

“Unë gjithmonë do t’i mbroj të drejtat civile dhe të njeriut pavarësisht nga kombësia e dikujt. Herën tjetër, në vend që të më sulmoni, mund të përpiqeni të flisni me njerëzit tuaj në Nedeljice”, shkroi Von Cramon në Twitter.

Kryeministrja e Serbisë, Bërnabiç, kishte shkruar në Twitter se sundimi i ligjit është një gjë për Von Cramon, kur bëhet fjalë për Prishtinën, dhe diçka tjetër në rastin e Beogradit.

Ndërsa, e ka pyetur Von Cramon nëse ajo thotë se, “serbët në Kosovë nuk kanë të njëjtat të drejta si qytetarët tjerë”.

Kështu duke e quajtur hipokrite eurodeputeten.

Më 30 nëntor, në emisionin “Behind the neës”, Cramon tha se “të gjithë kanë të drejtë të protestojnë” dhe se “kjo është pjesë e sundimit të ligjit”.

“Këta grupe protestuesish qartazi janë në favor të sundimit të ligjit, transparencës dhe aplikimit të standardeve ambientaliste në Serbi. Prandaj isha e tronditur dhe e befasuar nga nga reagimet e autoriteteve”, u shpreh Cramon.

“Nuk ka nevojë për dhunë dhe brutalitet, siç ishte rasti i (par)djeshëm me policët dhe huliganët që sulmuan njerëzit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore