Auto

Volvo, rritje shitjesh në gjysmën e dytë të vitit


Kompania suedeze e automjeteve, Volvo Cars, ka regjistruar rezultatet më të mira të arritura ndonjëherë për gjysmën e dytë të vitit 2020 të nxitura nga fitimet e shtuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kinë.

Sipas agjensisë së lajmeve, Financial Times, pavarësisht se fitimet e vitit të plotë të kompanisë kanë qenë në rënie edhe prej ndikimit të pandemisë së COVID-19, performanca e gjysmës tjetër të vitit ka qenë e kënaqshme. Për gjysmën e dytë të vitit 2020, Volvo siguroi një marzh fitimi prej 6.3%.

“Ishte gjysma e vitit më e mirë e parë ndonjëherë. Shënuam një rikthim shumë mbresëlënës sidomos në SHBA dhe Kinë”, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Hakan Samuelsson për Financial Times.

Rritja në SHBA është ndikuar nga modeli i ri hibrid dhe nga modeli i vogël sportiv XC40. Ndërsa në Kinë, shitjet janë kryesuar më shumë nga segmentet premium të kompanisë.

Për sa i përket shitjeve totale të vitit, ato numërohen të jenë 263 bilionë krona suedeze. Një shumë më e ulët në raport me vitin e kaluar që numëronte 274 bilionë krona suedeze.

Sipas Financial Times, fitimet operative, ndryshe nga viti i kaluar me 14.3 bilionë krona suedeze, për 2020-n fitimi operativ shënon shifrën 8.5 bilionë krona suedeze.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore