Lajme

Vladimir Putin nënshkruan ligjin që e lejon të qeverisë deri në 2036-ën


Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar legjislacionin që i jep atij të drejtën për të kandiduar për dy mandate të njëpasnjëshme.

Ndryshimi kushtetues u miratua me referendum vitin e kaluar.

Putin, të hënën nënshkroi legjislacionin që  teorikisht do të thotë se ai do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036. Kjo sipas një kopje të projekt-ligjit të postuar në portalin e informacionit ligjor të qeverisë.

Sipas kushtetutës së mëparshme, Putin, 68 vjeç, i cili tashmë ka qenë në pushtet për më shumë se dy dekada, do të kërkohej që të tërhiqej pas përfundimit të mandatit të tij të dytë radhazi në 2024.

Por ndryshimet e miratuara nga rusët në një votim mbarëkombëtar vitin e kaluar e lejojnë atë të kandidojë për dy mandate të tjera gjashtë-vjeçare presidenciale.

Ndryshimet u miratuan nga Asambleja ruse në fund të marsit.

Historiku

Nëse zgjidhet të dy herë, ai do të qëndrojë president deri në 2036, duke tejkaluar Josef Stalin si udhëheqësin më jetëgjatë të Rusisë që nga Pjetri i Madh.

Ish Presidenti Dmitry Medvedev, i cili shërbeu në 2008-2012 kur Putini u mandatua me kushtetutë të tërhiqej pas dy mandateve të tij të para radhazi, gjithashtu i është dhënë e drejta për të kandiduar dy herë të tjera.

Putini shërbeu si kryeministër gjatë presidencës së Medvedev-it.

Kritikët kritikuan votimin e verës së kaluar mbi reformat e gjithanshme kushtetuese – të cilat përmbajnë masa ekonomike populiste dhe vlera konservatore të mbrojtura në ligjin themelor të Rusisë – si një pretekst për të lejuar Putinin të bëhet “president për jetën”.

Putini ka thënë më parë se ai ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë përsëri për president, duke thënë se 2024 është ende lar

Putini, i cili do të jetë 83 vjeç në 2036, tashmë shërbeu dy mandate radhazi si president nga 2000 deri në 2008, kur iu desh të hiqte dorë sipas rregullave të kushtetutës së mëparshme të vitit 1993.

Ndryshimet përfaqësojnë një rregullim të madh të kushtetutës dhe forcat e opozitës e kanë akuzuar Putinin për abuzim të pushtetit në prezantimin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore