Lajme

Vetëvendosje: E ritheksojmë, jemi kundër themelimit te Asociacionit


Sekretari organizativ, Alim Rama dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare gjithashtu ministër për kulturë Hajrulla Çeku në takim me drejtorin e Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung (FES).

Të hënën në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje, sekretari organizativ, Alim Rama dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare gjithashtu ministër për kulturë Hajrulla Çeku, kanë mirëpritur në takim drejtorin e Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung (FES).

Gjatë këtij takimi nga LVV-ja është theksuar se janë “kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike”.

Tutje në komunikatë nga kjo parti është thënë se u vlerësua bashkëpunimi i mirë mes LV dhe FES ndër vite.

“U dakorduam për koordinimin e bashkëpunimit për vitin 2023, me theks të veçantë në fuqizimin e kapaciteteve organizative, politikën publike dhe qeverisjen lokale. Bashkëpunimi në mes LV dhe Partisë Social Demokrate të Gjermanisë do të  jetë një nga objektivat kryesore gjatë këtij viti, në kuadër të rritjes së koordinimit me familjen Social Demokrate në EU dhe në botë”.

Sekretari organizativ, Alim Rama dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare gjithashtu ministër për kulturë Hajrulla Çeku në takim me drejtorin e Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung (FES).

Sipas LVV-së, “Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, brenda kornizave ligjore/kushtetuese”.

Ndërkaq, kanë kërkuar nga FES që të bëjnë një studim krahasimor për respektimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë dhe në vendet e tjera përfshirë Serbinë.

Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES), të hënën në Prishtinë prezanton një draft-statut për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES).

“Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë do të prezantojë dhe diskutojë rezultatin e punës sonë për një draft statut për një “Asociacion të Komunave në Republikën e Kosovës në të cilën komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, të hartuar në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP)”.

Prezenca e kësaj zyre në Kosovë është tash e 23 vite, qëllimi i saj është që të kontribuoj në diskutime publike dhe politikëbërje për shumë çështje të ndryshme politike, ekonomike dhe sociale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore