Lajme

FES të hënën prezanton draft-statutin për Asociacionin


Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES).

Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES), të hënën në Prishtinë prezanton një draft-statut për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES).

“Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë do të prezantojë dhe diskutojë rezultatin e punës sonë për një draft statut për një “Asociacion të Komunave në Republikën e Kosovës në të cilën komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, të hartuar në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP)”.

Prezenca e kësaj zyre në Kosovë është tash e 23 vite, qëllimi i saj është që të kontriboj në diskutime publike dhe politikëbërje për shumë çështje të ndryshme politike, ekonomike dhe sociale.

“Si pjesë e programin tonë, ne synojmë ta forcojmë Kosovën si partner për paqen dhe sigurinë në rajon dhe ta mbështesim agjendën e saj politike të përkushtuar për integrimin në BE. Vitin e kaluar, ne bashkuam forcat me Institutin Evropian të Paqes (EIP) dhe organizuam një seri të përbashkët të seminare në vitin 2022 për çështjet e pazgjidhura të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Nëpërmjet këtyre seminare që diskutuam dhe trajtuam çështjet dhe sfidat më urgjente në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila i parapriu hartimit të Statutit”, njofton Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES).

FES, ka theksuar se puna është produkt i partnertitetit mes dy organizatave dhe nuk përfshin asnjë palë të tretë.

“Procesi i hartimit të statutit përfshinte konsultime me ekspertë, akademinë dhe profesionistët që punojnë ose përfshihen në dialogun e Brukselit. Prandaj, në një mjedis shumë të instrumentalizuar politikisht, botimi duhet parë më tepër si një pikënisje për një kontribut të bazuar në dëshmi”.

“Puna jonë u drejtua vetëm nga motivimi për të kontribuojnë në fillimin e një diskutimi publik thelbësor dhe ofrimin e rekomandimeve tona të formësuar ekspertizën e duhur vendore dhe ndërkombëtare – siç kemi bërë në të kaluarën për çështje të ndryshme politike dhe socio-ekonomike”.

Kosova është e lirë që të mos e themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe mund të tërhiqet krejtësisht nga Marrëveshja e vitit 2013, por atëherë duhet “të bart pasojat e zhbërjes së të gjitha të arriturave të mëhershme (lëvizjen e lirë, Kodin telefonik të Kosovës +383, integrimin e pjesës veriore, kontrollin e dy pikave kufitare me Serbinë e të tjera)”, thuhet në dokumentin e fundit non-paper që ka siguruar ekskluzivisht Albanian Post.

Me një gjuhë të ashpër dhe aspak diplomatike në këtë non-paper, i punuar nga një diplomat perëndimor i përfshirë thellë në procesin e pajtimit në mes të Kosovës dhe Serbisë, është bërë e qartë se çfarë humbasin Kosova dhe Serbia nëse përpjekjet e perëndimit për të vendosur paqe në rajon ballafaqohen me vonesa e bllokada të qëllimshme nga Aleksandër Vuçiç e Albin Kurti.

I ndarë në 11 pjesë të veçanta dhe me mbi 20 nënpika, non-paper prej gjashtë faqesh që, sipas burimeve të AP përmbledh gjithçka me të cilën ballafaqohen Kurti dhe Vuçiç ka më shumë fokus sqarimin e pasojave fatale të mos-nënshkrimit të Marrëveshjes Bazë mbështetur në Propozimin Evropian, sesa shpjegimin e përfitimeve eventuale.

Ekskluzive – Dokumenti i Fundit: Nëse nuk nënshkruhet Marrëveshja Bazë do ketë bllokim të procesit integrues, ngrirje të mbështetjes, kthim prapa në raportet me Perëndimin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin.
Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore