Lajme

Shuhet gjenerali iranian Hejazi


Një ndër drejtuesit më të lartë iranianë, Brigadier Gjeneral Mohammad Hejazi, një ndër figurat kyçe të rebelëve Houthi, ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak.

Rrethanat e vdekjes, nuk janë zbardhur tërësisht për 65-vjeçarin.

Gjithsesi, sugjestione ka se, Hejazi, ishte një ndër mbikëqyrësit kryesorë të projekteve që shënjestronin Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Hejazi kishte shërbyer prej vitesh në forcat Quds të Iranit – këto të fundit janë një zgjatim i Trupave Islamike Revolucionare.

“Ai specifikisht udhëhoqi projekte që shënjestronin Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”, shkruan në Twitter Amir Moghadam, ish-zyrtar iranian.

Kjo vdekje e Hejazit, vjen në një pikë delikate për Republikën Islamike.

Bisedimet me SHBA-në janë në çaste delikate, për rivendosjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Gjithashtu, tensionet po rriten me Izraelin – hebrenjtë mendohet se kanë ndërmarrë një sërë sulmesh ndaj iranianëve.

Pavarësisht këtyre sulmeve, nuk ka një shqetësim real se do të ndikojnë në bisedimet SHBA-Iran.

Këta të fundit, kanë mbështetur rebelët Houthi në Yemen, që prej vitit 2013.

Në mes, është edhe një marrëveshje Arabi Saudite-Afganistan, e cila ende nuk po merr formë.

Në Baghdad, pritet me ankth edhe largimi i trupave të NATO-s, 20 vjet pas zbritjes së tyre në Afghanistan. 11 shtatori, do të shënjojë datën përfundimtare të tërheqjes amerikano-evropiane nga vendi në Lindjen e Mesme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore