Lajme

Vdekje e dyshimtë në Pejë


Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Pejë, të mërkurën e 17 nëntorit.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 11:20, Policia është informuar nga ankuesi se në rrugën “Ymer Prizreni” në Pejë, një person është pa shenja jete në banesën e tij”, ka deklaruar Rugova për AP.

Policia e Kosovës.

Ai tutje ka bërë të ditur se pas këtij rasti menjëherë njësitet kompetente kanë dalur në vendin e ngjarjes.

“Menjëherë të gjitha njësitet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, sqaroi tutje Rugova.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore