Sport

United-i mendon rinovimin me Solskjaer-in


Sipas mediave britanike, Manchester United-i po mendon rinovimin me trajnerin norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer-in.

Momenti i mirë që po kalon ekipi mund të kurorzohet edhe me rinovimin e teknikut.

Daily Mirror raporton se hipotezat e ngritura për rinovimin e kontratës me trajnerin, kanë dalë pas fjalëve të thëna nga pronari i klubit, Ed Woodward-i.

“Progresi i bërë nga Ole dhe lojtarët këtë sezon është i qartë dhe shton optimizmin që ndjejmë për të ardhmen, brenda dhe jashtë fushës”, tha Woodward-i.

Rinovimi i kontratës pritet të ketë edhe rritje të rrogës së Solskjaer-it. Mendohet se rroga e re do të kap shifrën e 7 milionë eurove në sezon.

Woodward-i beson se Solskjaer-i ka rivendosur AND-në e klubit, e cila që pas largimit të Sir Alex Ferguson-it nuk po shfaqejë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore