Lajme

Ukrainasit në Mariupol pa ushqim dhe mungesë të nevojave bazike të jetesës


Qindra mijëra njerëz në qytetin port të rrethuar ukrainas të Mariupol-it nuk kanë ushqim, ujë, ngrohje, energji elektrike apo kujdes mjekësor në mes të një situate humanitare “gjithnjë e më të rëndë dhe të dëshpëruar”. Kjo është bërë e ditur nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Në një mesazh audio të regjistruar të mërkurën, nënkryetarja e delegacionit të organizatës Sasha Volkov përshkroi kushtet e tmerrshme në qytet.

“Shumë njerëz raportojnë se nuk kanë ushqim për fëmijët”, tha Volkov.

Njerëzit filluan të sulmojnë njëri-tjetrin për ushqim dhe filluan të prishnin makinat e të tjerëve për ti marrë benzinën.

Të gjitha dyqanet dhe farmacitë janë plaçkitur disa ditë më parë, tha ai, dhe njerëzit janë sëmurur për shkak të të ftohtit.

Strehimin, bodrumin e mbajmë vetëm për fëmijët dhe nënat e tyre. Të gjithë të rriturit dhe fëmijët e tjerë mbi 12 vjeç flenë në zyrë.

“Do të kemi ushqim për disa ditë. Kemi filluar të sëmuremi, shumë prej nesh, për shkak të lagështirës dhe të ftohtit që kemi. Ne u përpoqëm të arrijmë standardet e higjienës sa më shumë që të jetë e mundur, por jo gjithmonë të jetë e mundur”, thuhej në njoftimin e Kryqit të Kuq duke cituar deklaratat e njerëzve.

Kjo është dita e 15-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së mbi 2.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.

Ndërsa 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse -mes tyre edhe fëmijë.

Për të ndjekur zhvillimet e fundit të luftimeve Ukrainë-Rusi kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore