Sport

UEFA dënon Partizanin


Përveç dhimbjes së eliminimit në raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, klubi i Partizanit duhet të përballet edhe me një gjobë të majme nga UEFA.

Shtëpia e futbollit evropian e ka dënuar klubin shqiptar me 51 mijë euro për sjelljet e tifozëve në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania” ndaj gjeorgjianëve të Saburtalo Tbilisi.

Këta të fundit eliminuan Partizanin. Dyja ndeshjet përfunduan me rezultat 0:1 në favor të miqve, derisa në ndeshjen e dytë në Tiranë, ishte Partizani që u mposht me rezultat 4:5 nga ekzekutimi i penalltive.

Sigurisht, ky eliminim i “të kuqve” nuk u pëlqeu aspak tifozëve, të cilët hodhën gjësende dhe u futën disa prej tyre në fushën e lojës.

Përveç shumës së lartcekur, UEFA gjithashtu e ka dënuar klubin shqiptar edhe me një mbyllje të pjesshme të stadiumit për ndeshjen e radhës në garat evropiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore