Lajme

Udhëheqësi shiit irakian al-Sadr tërhiqet nga politika


Udhëheqësi shiit irakian Muqtada al-Sadr ka njoftuar largimin e tij nga jeta politike dhe mbylljen e zyrave të “Lëvizjes Sadriste”.

Kjo, si një masë që mund të nxisë më tej tensionet në Irak.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Al Jazeera”, duke cituar postimin e al-Sadr.

“Unë njoftoj tërheqjen time përfundimtare”, deklaroi al-Sadr të hënën e 29 gushtit.

Vendi është përfshirë prej disa muajsh nga një valë protestash.

Shumë nga mbështetësit e al-Sadrit kanë marrë pjesë në një protestë jashtë parlamentit irakian që nga fundi i korrikut.

Kohë kur ata sulmuan ndërtesën dhe ndaluan rivalët e al-Sadrit të emëronin një kryeministër të ri.

Mbështetësit e Muqtada al-Sadr sulmojnë ndërtesën e parlamentit në Bagdad

Në deklaratën e tij, al-Sadr sulmoi kundërshtarët e tij politikë dhe tha se ata nuk i kishin dëgjuar thirrjet e tij për reforma.

Duke reaguar ndaj deklaratës së liderit të tyre, shumë prej mbështetësve në protestë u përpoqën të rrëzonin barrierat e sigurisë dhe të konvergjonin në një protestë rivale.

Mbështetësit e Al-Sadr kishin fituar shumicën e ulëseve në zgjedhjet parlamentare të tetorit, por nuk ishin në gjendje të formonin një qeveri.

Gjykata e Lartë Federale e Irakut do të mblidhet të martën për të vendosur nëse parlamenti do të shpërndahet.

Al-Sadr ka njoftuar edhe më parë tërheqjen nga jeta politike, por duke bërë një hap pas nga vendimi i tij.

Al-Sadr i Irakut kërkon shpërndarjen e parlamentit, zgjedhje të parakohshme

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore