Stil

Truket që duhet të dini para se të zgjidhni këpucët me taka


Këpucët me taka janë një nga armët më joshëse për një femër. Kujt i ka ndodhur të mos e kthej kokën pas kërcitjeve të tyre, me entuziazmin se kush po kalon?!

Por zgjedhja është më e ndërlikuar se sa duket. Ne nuk marrim parasysh disa karakteristika që duhet të kenë një palë këpucë, por shohim vetëm anën e jashtme të tyre. Thjeshtë provojmë numrin dhe ndajmë mendjen që ato janë të duhurat.

Por disa truke do t’ju vijnë shumë në ndihmë përpara se të zgjidhni një palë këpucë me taka.

Pjesa e shputës nuk duhet të deformohet

Provoni ta përthyeni me dorë pjesën e shputës. Nëse forma e saj prishet nga ky veprim nuk janë këpucët e duhura, pasi imagjinoni se çfarë do ndodhë me to nëse mbajnë të gjithë peshën e trupit për disa orë.

Zgjidhni numrin e këpucës të këmbës më të madhe

Ju të gjithë e dini që njëra këmbë është më e madhe se tjetra, prandaj këpucët duhet t’i merrni me numrin e këmbës më të madhe.

Koha kur blini këpucë

Këpucët duhen blerë pasdite, pasi këmbët janë paksa më të fryra. Nëse ju i blini gjatë orëve të para të ditës, në mbrëmje mund t’i ndjeni pak të shtrënguara.

Gjatësia e takës

Nëse doni që këpuca të jetë e rehatshme, taka nuk duhet t’i kalojë 9 cm. Platforma do t’ju ndihmojë gjithmonë, por nëse i doni elegante, sigurohuni që taka mos t’i kalojë 9 cm.

Hapësira ku i provoni

Kur të provoni këpucë të reja, sigurohuni që të ecni disa hapa në një sipërfaqe të fortë, pasi jo gjithmonë do të ecni në parket.

Besoj se tani do të dini si ti zgjidhni, e të ecni si në pasarele gjatë gjithë ditës mbi taka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore