Shqipëria

Tre adoleshentë aksidentohen në rrugën e Qafshtamës, njëri në gjendje të rëndë


Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e 19 dhjetorit në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë, ku një automjet, i cili drejtohej nga një adoleshent rreth 18 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e impaktit të mëpasshëm, dy pasagjerë dhe shoferi, janë plagosur, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

H.A, i cili drejtonte mjetin dhe K.R., 15 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, shtetasi A.A., 14 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore