Sport

Tottenham-i në ndjekje të Demiral-it


Klubi londinez Tottenham, po kërkon të përforcohet në mbrojtje.

Ata kanë kthyer sytë nga futbollisti turk i Juventus-it, Merih Demiral.

Demiral vjen pas një sezoni me shumë lëndime dhe një Europiani jo të mirë me Turqinë.

Merih është në kërkim të një klubi të ri, sepse trajneri Allegri ia ka bërë të ditur që ai nuk do të jetë startues në formacionin e tij.

Përveç disa skuadrave italiane, interes për të ka shfaqur edhe Tottenham.

Skuadra e portugezit Nuno-Espiriti Santo, e sheh Demiral-in si një opsion shumë të mirë për mbrojtjen.

Qendërmbrojtesi 23-vjeçar, një aventurë në Premier League thotë që e ka pasur ëndërr qysh i vogël.

Problemi qëndron te shifra që Juventus po kërkon për shërbimet e tij.

Klubi italian dëshiron të sigurojë një shumë prej së paku 35 milionë eurosh nga Demiral.

Deri sa Tottenham kërkon të e marrë në huazim për një vit, e shifrën ta paguajë sezonin e ardhshëm.

Lehtësim në negociata, mund të jetë drejtori sportiv i Tottenham-it, Fabio Paratici, që kaloi 11 vite në këtë pozitë te Juventus-i.

Marrëdhëniet e tij me klubin torinez janë shumë të mira, dhe kjo mund të ndikojë në transferimin e Demiral drejt Londrës.

Përveç Demiral-it, Tottenham është e interesuar edhe për shërbimet e mbrojtësit argjentinas të Atalanta-s, Cristian Romero.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore