Sport

Torino do ta blejë kartonin e Berishës


Skuadra e Torinos pritet që ta blejë përfundimisht kartonin e portierit shqiptar, Etrit Berishës.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, të cilët thanë se drejtuesit e klubit tashmë kanë nisur negociatat me ekipin e Serie B, Spal.

Pra, Berisha është në pronësi të skuadrës së Spal, kur u transferua nga Atalanta për shumën e 3.5 milionë eurove në verën e vitit 2021.

Berisha ishte i huazuar te Torino sezonin e fundit, dhe ka bindur drejtuesit e klubit pas paraqitjeve të mira në Serie A.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, kartoni i Berishës pritet t’i kushtojë rreth 1 milion euro Torinos.

Kujtojmë që 33 vjeçari ka mbrojtur portën e disa skuadrave në Itali. Përveç dy klubeve të lartcekura, ai ka qenë pjesë e skuadrave të Lazio-s dhe Atalanta-s.

Ndërkaq, gardiani kuqezi numëron edhe 73 paraqitje me kombëtaren e Shqipërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore